Kush e fiton kampionatin kombetar te basketbollit 2016-2017 ?

Saturday, October 22, 2016

Basketboll/Teuta fiton me veshtiresi ndaj Ardhmerise

Java e 2-te e Superliges Shqiptare te Basketbollit nuk ka dhuruar surpriza ku Teuta fitoi ndaj Ardhmerise te ciles i mungoi eksperienca ne castet decizive.Teuta vinte ne kete takim si favorite e takimit ndaj nje ekipi te ri si Ardhmeria por ndeshja nuk  kishte diferenca te tilla madje ndeshja u rivalizua deri ne fund ku Teuta arriti ta fitonte takimin me rezultatin 73-67. Ekipi i Ardhmerise arriti te fitonte vetem perioden e 2-te te ketij takimi ndonese edhe diferencat ne periodat e tjera nuk ishin te medha .Teuta arriti te fitonte me ndihmen e Shestanit i cili arriti te realizonte 27 pike i ndihmuar edhe nga Jani me 13 pike ndersa ra ne sy loja e dobet e Daliut dhe aktivizimi per pak minuta i Aliajt.Te Ardhmeria spikaten 2 blerjet e reja Sukaj me 15 dhe Gjonaj me 14 pike si dhe Merkaj me 11 pike te realizuara .Javen e 3 te Superliges Ardhmeria do luaje ne Shkoder ndaj Vllaznise ndersa Teuta do luaje ndaj Tiranes .
Source ;Fshb

No comments:

Post a Comment