Tirana ka qene e pafat dje ndaj ekipit Maqedonas te Karpos Sokolit duke e humbur ndeshjen ne minuten e fundit te ndeshjes .Per humbjen e Tiranes vendosen 4 aksionet e fundit te lojes ku gjithcka filloi me humbjen e gjuajtjes nga Shima dhe nje faull i shkaktuar nga ai qe coi ne gjuajtje te lira ku Karpos Sokoli realizoi vetem 1 duke e cuar rezultatin ne barazim ,nderkaq Johnson ben nje gabim ne pasim dhe i jep mundesine ekipit maqedonas te fitoje lojen,Ramme shkakton personal dhe eshte Perry qe i realizon gjuajtjet e lira nderkaq amerikanit iu shkaktua edhe nje personal tjeter dhe ai perseri nuk gaboi nga gjuajtjet e lira duke i dhene fitoren e pare ekipit maqedonas te cilet kane nje seri 1-2 te fitoreve dhe humbjeve nderkaq Tirana 1-3.Per ekipin e Karpos Sokolit u dalluan Perry me 15 pike,Zekovic 14 pike,Labovic dhe Vrbanc me nga 12 pike secili ndersa per Tiranen realizoi debutimin perfekt Shima i cili realizoi nje double -double me 23 pike te shenuara dhe me 12 kercime,gjithashtu Hysenagolli realizoi nje double-double me 17 pike dhe 11 kercime dhe Ramme me 16 pike te shenuara.Javen tjeter te BIBL Karpos do luaje ne derbin maqedonas me KKFeni Industries qe eshte dhe kryesuesja e grupit ndersa Tirana do luaje ne palestren "Minatori " ndaj Trepces per te shtuar shanset per te kaluar ne 8 me te mirat e Ballkanit .
No comments:
Post a Comment