Fitimi i 3 titujve kampion rresht sic duket nuk e ka ndihmuar Vllaznine e basketbollit por vetem i ka prishur pune .Mbeshtetja me e madhe e ketij ekipi jo vetem 3 vitet e fundit ku fitoi kampionatin por edhe kur luftonte per mbijetese ishte presidenti i shoqates z.Sokol Dibra ,i cili u largua kete sezon pas perplasjeve me bashkine Shkoder per ceshtjen e reklamimit dhe te biletave te pallatit te sportit "Qazim Dervishi" duke e bere te largohet perfundimisht nga ekipi per kete sezon .Nderkohe nuk mjaftoi largimi i presidentit Dibra per Vllaznine por ajo nuk ka marr akoma shperblimin e premtuar per shpalljen kampion nje sezon me pare prej 10 milione lekesh ,fond qe ne shtator u zbrit ne 2 milione leke dhe qe tani duket shume i larget per te kaluar ne duart e basketbollisteve shkodrane .Nderkohe qe per ekipin e futbollit u miratua para 3 ditesh fondi prej disa qindra milione lekesh ,basketbollistet shkodrane kane disa muaj pa marre rrogat si dhe dietat e sportistit .Sic duket takimet e basketbollisteve me kryetaren Ademi e cila premtoi zgjidhje te situates nuk ka qene te sukseshme .
No comments:
Post a Comment